Aktualitet

Tërmeti e çan përmes, ndalohet qarkullimi i mjeteve në urën e Shkozetit në Durrës (VD)

27 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA
Tërmeti e çan përmes, ndalohet qarkullimi i mjeteve në

Durrës– Pas dëmtimit nga tërmeti është ndaluar qarkullimi i mjeteve në Urën e Shkozetit në Durrës.  Siç Dosja.al raportoi edhe më herët ura ka pësuar dëme të shumta, çarje dhe plasaritje.

Përmes një  video të siguruar nga Dosja.al, shihet qartë që ura e Shkozetit ka të çara të dallueshme mes këmbëve gjigande prej betaoni, duke rrezikuar të shembet.

32 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çahet ura e shkozetit tragjedia e 26 nentorit 2019 çahet ura e shkozetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll