Aktualitet

Ujku mjegull do, hajdutët bëjnë goditjen ditën e tërmetit dhe zhvasin mijëra euro në bagazhet e gruas në Rinas

27 Nëntor 2019, 11:41 Nga DOSJA
Ujku mjegull do, hajdutët bëjnë goditjen ditën e

TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për grabitje t bagazheve të një gruaje në Rinas.

Edhe pse Shqipëria një ditë më parë u trondit nga një tërmet i fuqishëm që deri më tani ka shkaktuar 31 të vdekur, hajdutët, njësoj si ujku që kërkon mjegull janë future në bagazhet e gruas që do të nisej për në Itali dhe kanë grabitur 3000 euro.

Përveç euove, dy të prangosurit kanë arritur të marrin edhe një shumë lekësh shqiptare.

Në pranga ranë

K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë;

– B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Pas kontrollit fizik të tyre, paratë iu morën dhe iu kthyen gruas që i përkisnin. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë Rinas

Policia kufitare finalizon operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, falë përdorimit të shpejtë të metodave proaktive.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, Policia kufitare u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th.

Policia Kufitare e Rinasit zhvilloi me metoda të shpejta  proaktive operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë;

– B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Më datë 26.11.2019, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  i kishin vjedhur në bagazhe  shtetases T. Th., 3000 euro dhe njē shumë lekësh shqiptare.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në ciliësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona grabitje ne rinas arrestohen dy persona grabitje ne rinas

Sondazh

Poll