Art&Argëtim

Qeni Messi "vjedh" sërish vëmendjen në tapetin e kuq, katërputroshi pjesë e Festivalit të 77-të të Filmit në Kanë 

Messi duket se e ka shijuar shumë Festivalin , pasi ka qëndruar në tapetin e kuq për rreth 20 minuta.

15 Maj 2024, 12:37 Nga S.B
Qeni Messi "vjedh" sërish vëmendjen në tapetin e kuq,
Messi

FRANCË- Messi qeni i famshëm nga roli i tij në filmin ‘Anatomy of a Fall’, bëri debutimin e tij në tapetin e kuq të Festivalit të 77-të të Filmit në Kanë dhe në ceremoninë e hapjes.

Qeni i famshëm është shfaqur në hyrje të Palais des Festivals së bashku me trajneren e tij Laura Martin Contini mbrëmjen e djeshme dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Duke ngjitur shkallët në Palais des Festivals, ai u ul në këmbët e pasme dhe ngriti këmbët e përparme në ajër, duke përshëndetur turmën si një yll i vërtetë.

Qeni Messi "vjedh" sërish vëmendjen në tapetin e kuq,
Messi

Messi duket se e ka shijuar shumë Festivalin , pasi ka qëndruar në tapetin e kuq për rreth 20 minuta. Detyrat profesionale të qenit 8-vjeçar vazhdojnë, pasi u bë e ditur nga AP se televizioni francez do të xhirojë një video ku ai luan dhe do ta postojë në TikTok.

Messi madje merr pjesë në xhirime si kameraman, pasi dje në tapetin e kuq mbante me dhëmbë një aparat fotografik në shkop.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MTV (@mtv)

messi kane

Sondazh

Poll