Art&Argëtim

VIDEO/ Ed Sheeran surprizon nxënësit e shkollës fillore në Angli, jep koncert dhe dhurata falas

Këngëtari dhe kompozitori anglez foli me studentët gjatë orës së muzikës në Fairlight Primary and Nursery School në Brighton dhe madje dhuroi pesë nga kitarat e tij.

15 Maj 2024, 12:18 Nga S.B
VIDEO/ Ed Sheeran surprizon nxënësit e shkollës fillore në
Ed Sheeran

MBRETËRI E BASHKUAR- Ylli i muzikës pop Ed Sheeran dha një koncert surprizë në një shkollë fillore në East Sussex, të Mbretërisë së Bashkuar. Këngëtari dhe kompozitori anglez foli me studentët gjatë orës së muzikës në Fairlight Primary and Nursery School në Brighton dhe madje dhuroi pesë nga kitarat e tij.

Mësuesi i shkollës Damien Jordan tha se muzikanti foli për karrierën e tij dhe rëndësinë e edukimit muzikor.

“Taylor Swift do të vijë javën e ardhshme dhe më pas Beyoncé javën pas kësaj”, tha Jordan me shaka për BBC.

Vizita u organizua nga Create Music, një projekt i drejtuar nga Brighton Festival i cili synon të promovojë muzikë gjithëpërfshirëse dhe edukimin artistik. Katër herë fituesi i çmimit Grammy foli me disa studentë dhe më pas performoi tre nga hitet e tij më të njohura.

ed sheeran angli

Sondazh

Poll