Art&Argëtim

Spider-Man Noir/ Nicolas Cage merr zyrtarisht rolin e superheroit

Christopher Miller dhe Phil Lord, të njohur për filmat e mëparshëm "Spider-Verse", do të jenë producentët.

15 Maj 2024, 12:11 Nga S.B
Spider-Man Noir/ Nicolas Cage merr zyrtarisht rolin e superheroit
Nicolas Cage

SHBA- Aktori Nicolas Cage mori përfundimisht rolin e Spider-Man në serialin live të Amazon ‘Spider-Man Noir’. Projekti i ri është një bashkëprodhim midis Amazon MGM Studios dhe Sony Pictures Television.

Në përmbledhjen zyrtare të serialit, thuhet: Noir tregon historinë e një detektivi privat të plakur dhe të trazuar në Nju Jork të viteve 1930, i cili detyrohet të përballet me jetën e tij të kaluar si superheroi i vetëm i qytetit.

Christopher Miller dhe Phil Lord, të njohur për filmat e mëparshëm "Spider-Verse", janë producentët. Atyre do t'i bashkohet Amy Pascal.

Shefi i Televizionit të Amazon MGM Studios, Vernon Sanders tha: Zgjerimi i Universit Marvel me Noir është një mundësi e veçantë dhe ne jemi të nderuar t'ua sjellim këtë seri klientëve tanë në mbarë botën në Prime Video. Nicolas Cage jashtëzakonisht i talentuar është një zgjedhje ideale për superheroin tonë të ri, dhe ekipi i suksesshëm i prodhimit në Sony janë të përkushtuar që ta zgjerojnë këtë ekskluzivitet në mënyrën më autentike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prime Video (@primevideo)

spider man nicolas cage

Sondazh

Poll