Art&Argëtim

Festivali i Filmit në Kanë 2024/ Rikthehet Meryl Streep, mbërrin e para në tapetin e kuq

Festivali fillon sot dhe do të zgjasë deri më 25 maj 2024.

14 Maj 2024, 16:31 Nga S.B
Festivali i Filmit në Kanë 2024/ Rikthehet Meryl Streep, mbërrin
Meryl Streep

FRANCË- Festivali i Filmit në Kanë filloi me një sesion fotografik të aktores Meryl Streep, duke ngritur perden për herë të 77-të. Festivali fillon sot dhe do të zgjasë deri më 25 maj 2024.

E ndërsa puna është e ethshme në sallat dhe mjediset e festivalit, me punëtorët që shtrojnë deri në perfeksion tapetin e kuq, mbi të cilin do të parakalojnë edhe këtë vit emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare të filmit, Meryl Streep ishte e para që mbërriti atje.

Rikthimi i aktores së madhe pas dekadash në Côte d'Azur konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm, pasi ajo do të marrë Palmën e Artë të Nderit, një çmim i veçantë nderi në njohje të karrierës së saj. Në vitin 1989, Meryl Streep fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Kanë për filmin "Scream in the Dark" nga Fred Skepci. Që atëherë, asnjë film i saj nuk ka marrë pjesë në këtë event.

Çmimi do t'i jepet asaj sot, në hapjen e festivalit, i cili do të mbyllet me një Palmë të Artë speciale për krijuesin e "Star Wars" George Lucas.

meryl streep festivali i filmit ne kane

Sondazh

Poll