Art&Argëtim

Akuzon Drake për pedofili, dissi i Kendrick Lamar zë vendin e parë të toplistave

Kënga e tij ndaj këtij të fundit, ‘Not Like Us’, ka zënë vendin e parë të toplistës kryesore amerikane, Billboard Hot 100.

14 Maj 2024, 18:48 Nga S.B
Akuzon Drake për pedofili, dissi i Kendrick Lamar zë vendin e
Kendrick dhe Drake

SHBA- Reperi Kendrick Lamar duket se po e fiton kritikisht dhe komercialisht, betejën e repit me Drake. Kënga e tij ndaj këtij të fundit, ‘Not Like Us’, ka zënë vendin e parë të toplistës kryesore amerikane, Billboard Hot 100.

Në këtë këngë, Lamar akuzon rivalin e tij kanadez për pedofili dhe hedh një lum akuzash të tjera mbi të. E gjithë kjo luftë mes tyre nisi kur në një bashkëpunim me Drake, reperi J Cole kishte thënë se ata të dy bashkë me Lamar përbëjnë Treshen e Madhe.

Sidoqoftë, Lamar refuzoi këtë gjë duke thënë se ai qëndron i vetëm në majën e repit, gjë që nxiti reagimin e Drake.

kendrick lamar drake

Sondazh

Poll