Art&Argëtim

“Integriteti dhe karakteri do të jenë gjithmonë para kurorës”/ Katër dorëheqje në pak ditë, Miss Teen New York refuzon titullin

Burimet thanë për ‘The Post’ se vajzat ishin "ngacmuar" nga CEO i organizatës, Laylah Rose.

14 Maj 2024, 17:37 Nga S.B
“Integriteti dhe karakteri do të jenë gjithmonë para
Stephanie

SHBA- Pasi Miss Teen SHBA, UmaSofia Srivastava, dha dorëheqjen javën e kaluar, nënkampionia Miss Teen New York, Stephanie Skinner tha për ‘The Post’ se as ajo nuk e dëshiron kurorën.

"Më në fund mora vendimin për ta refuzuar atë," tha Skinner, 19 vjeç. “Nuk e ndjeva se ishte vendimi i duhur duke marrë parasysh të gjitha rrethanat.”

Gjatë javës së kaluar, si Srivastava, 17, dhe Miss SHBA, 24-vjeçarja Noelia Voigt, hoqën dorë nga titujt e tyre, ndërsa menaxherja e mediave sociale të Organizatës Miss SHBA, Claudia Michelle gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i saj. Burimet thanë për ‘The Post’ se vajzat ishin "ngacmuar" nga CEO i organizatës, Laylah Rose.

Skinner, një studente e re e diplomuar në ekonomi në Shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë, tha se nuk mendonte se mund ta pranonte titullin Miss Teen SHBA pasi skandalet dolën në dritë dhe në vend të kësaj "qëndron në solidaritet dhe në mbrojtje të vajzave.

“Integriteti dhe karakteri im do të jenë gjithmonë para kurorave.”

Organizata “Miss SHBA” është në një rrëmujë të tillë, saqë mund të rrezikojë të humbasë një marrëveshje me rrjetin që transmeton konkurset e saj. Miss Hawaii, 28-vjeçarja Savannah Gankiewicz, do të marrë kurorën e Voigt si Miss SHBA të mërkurën.

“Ju lutemi ta dini se vendimi im për të pranuar kurorën e Miss SHBA nuk ishte një vendim i lehtë. Unë qëndroj me Noelia-n dhe e admiroj forcën e saj për të dhënë dorëheqjen dhe për t'i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor”, shkroi Gankievicz në një deklaratë në Instagram.

Por fansat u shprehën të zhgënjyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stephanie Skinner | Miss Teen USA 1RU ♛ Miss New York Teen USA (@thestephanieskinner)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Savannah Gankiewicz (@savannahmarai)

miss shba

Sondazh

Poll