Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Fier, çfarë dyshohet

Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, shoferi ka arritur të dalë nga mjeti pa lëndime. 

15 Maj 2024, 11:29 Nga B.Z

 

Përfshihet nga flakët makina në Fier, çfarë dyshohet
Foto ilustruese

FIER - Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Fier. Mësohet se shoferi ka qënë duke udhëtuar në rrugën “Miço Plaka”, kur mjeti ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar pasi shoferi i cili sihte vetëm në makinë ka arritur të dalë nga mjeti pa lëndime. 

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që ka neutralizuar flakët, ndërsa aty ndodhen edhe policia e grupi i eksperteve. Raportohet se për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh. 

fier makina

Sondazh

Poll