Aktualitet

"Ngrohen, shpëlahen aty", të shtënat me armë zjarri në Durrës, babai mbante peng fëmijët, dëshmia e banorëve: Kishin 1 muaj këtu

Banorët thonë se i kanë parë fëmijët që të dalin nga aty.

15 Maj 2024, 10:28 Nga M.B
"Ngrohen, shpëlahen aty", të shtënat me armë
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Banorët në Durrës thonë se fëmijët kishin 1 muaj që qëndronin në atë apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku u raportua se babai i tyre Aleks Marku ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka mbajtur peng ata.

"Fëmijët kanë një muaj këtu. Ngrohen, shpëlahen aty, lër rroba këtu, lër rroba atje. I kemi parë fëmijët që dalin andej," thonë banorët.

Më parë një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës ku rreth orës 02:20, policia është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga 40-vjeçari me inicialet A. M., banues në Lezhë. Ky i fundit dyshohet se brenda banesës mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11-vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të policisë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat “RENEA”, i kanë bërë thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e 40-vjeçarit të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. Gjithashtu bëhet me dije se 2 fëmijët u nxorrën në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 

renea ne durres

Sondazh

Poll