Aktualitet

E rëndë në Kukës, 27-vjeçari aksidenton për vdekje 60-vjeçarin

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

15 Maj 2024, 10:45 Nga M.B

 

E rëndë në Kukës, 27-vjeçari aksidenton për
Foto ilustruese

 

KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kukës. Mësohet se një 27-vjeçar nga Kosova duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, rreth 60-vjeç. Ky i fundit bëhet me dije se ka humbur jetën në vendngjarje. Po ashtu bëhet me dije se 27-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi: 

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

aksident kukes

Sondazh

Poll