Aktualitet

E rëndë në Elbasan, i mituri godet me thikë 13-vjeçarin

Policia sqaron se 9-vjeçari nën kujdesin e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor është marr në pyetje për rastin.

15 Maj 2024, 11:19 Nga B.Z
E rëndë në Elbasan, i mituri godet me thikë
Foto ilustruese

ELBASAN - Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Një i mitur 9-vjeç ka godiur me thikë një 13-vjeçar pas një konflikti të çastit mes tyre. Raportohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa është sekuestruar mjeti thikë (biçak) me të cilën është kryer plagosja.

Policia sqaron se 9-vjeçari nën kujdesin e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor është marr në pyetje për rastin. Ndërkohë 13-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Janë referuar materiale në Prokurori për një 9-vjeçar, pasi mesditën e djeshme, në rrugë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

plagosje elbasan policia

Sondazh

Poll