Aktualitet

FOTO/ Dyshohet se u vra pas një konflikti çasti, homazhe në hollin e Teatrit "Bylis" në Fier për efektivin Novroz Cenalia

Më pas i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

15 Maj 2024, 10:06 Nga M.B
FOTO/ Dyshohet se u vra pas një konflikti çasti, homazhe në
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Sot përcillet për në banesën e fundit efektivi 28-vjeçar i forcave “Shqiponja", Novruz Cenalia. Raportohet se në hollin e Teatrit 'Bylis' në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit ku do të kryhen homazhe nga familjare, koleg, qytetar dhe autoritete. Më pas i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Autori vijon arratinë ndërsa dje policia njoftoi se një person që kishte ngjashmëri të mëdha fizike me të vrasësit ishte parë në Gjirokastër. Policia pretendon se Azgan Mërnica nuk ka dalë nga asnjë kufi shtetëror, duke iu referuar sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar. 

novruz cenalia

Sondazh

Poll