Aktualitet

U vra me plumb në kokë, PAMJE nga homazhet për efektivin e “Shqiponjave” të Fierit, i jepet lamtumira e fundit

Homazhet po mbahen në ambjentet e Teatrit Bylis, ku të pranishëm kanë qënë kolegë, familjarë, dhe autoritet të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit.

15 Maj 2024, 10:51 Nga B.Z
U vra me plumb në kokë, PAMJE nga homazhet për efektivin e
Pamje nga homazhet

FIER - Pamjet e mëposhtme vijnë nga homazhet që po zhvillohen paraditen e kësaj të mërkure në nder të efektivit të “Shqiponjave” të Fierit, Novruz Cenalia i cili u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë. Homazhet po mbahen në ambjentet e Teatrit Bylis, ku të pranishëm kanë qënë kolegë, familjarë, dhe autoritete të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit.

 

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Autori vijon të jetë ende në arrati ndërsa një ditë më parë policia njoftoi se është parë një person i ngjashëm me të në Gjirokastër. Dyshohet se autori ka për qëllim kalimin e kufirit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore, por ende nuk është lokalizuar dhe kapur autori.

 

Autori konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

novruz cenalia azgan mernica vrasje fier polic

Sondazh

Poll