Bota

Të dyshuar se kishin lidhje me Gulenin, arrestohen 544 persona në Turqi

Gjithashtu Presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan e akuzon klerikun fetar si organizator të përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

14 Maj 2024, 16:40 Nga E. D
Të dyshuar se kishin lidhje me Gulenin, arrestohen 544 persona në
foto ilustruese

TURQI- 544 persona u arrestuan në Turqi për lidhjet e tyre me predikuesin Fethullah Gulenin. Gjithashtu Presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan e akuzon klerikun fetar si organizator të përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016. Ali Jerlikaya ka njoftuar se 544 persona u arrestuan në operacionin e kryer në 62 nga 81 provincat e Turqisë. 

“”Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri me përpjekjet superiore të forcave tona të sigurisë për paqen, unitetin dhe solidaritetin e kombit tonë të dashur”, ka shkruar ai në platformën X.

Po ashtu të dyshuarit akuzohen se kanë aplikuar për provimin e shërbimit civil me urdhër të lëvizjes Gulen dhe kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit Bylock.

turqi fethullah gulenin

Sondazh

Poll