Bota

Presidenti polak: Rusia mund të sulmojë vendet e tjera nëse mposht Ukrainë

Parashikimi i tij erdhi një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh, e cila përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën. 

14 Maj 2024, 16:07 Nga E. D
Presidenti polak: Rusia mund të sulmojë vendet e tjera nëse
foto ilustruese

RUSIA- Presidenti polak Andrzej Duda tha se ekziston një probabilitet i lartë që Rusia të lëvizë kundër vendeve të tjera në Evropë ndoshta edhe aleatëve të NATO-s nëse mund ta mposht Ukrainën në fushën e betejës. Parashikimi i tij erdhi një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh, e cila përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën. 

"Ky është imperializmi i pangopur rus. Sunday Morning Futures" të kanalit Fox News Channel. Është e domosdoshme të sigurohemi që ukrainasit të mund të mbrohen”, tha Duda

NATO aktualisht përcakton shpenzimet e mbrojtjes për anëtarët e saj në 2% të PBB-së, por Duda tha se totali duhet të rritet deri në 3%. Ai pranoi se riarmatimi ushtarak në të gjithë Evropën ngjall kujtime të Luftës së Ftohtë për disa njerëz.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shpenzimet e mbrojtjes duhet të rriten, tani. shtu siç ishte në kohët e Luftës së Ftohtë, kjo është mënyra për të ruajtur paqen në Evropë dhe mënyra për të ndaluar imperializmin rus," shtoi ai. 

andrzej duda lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll