Bota

Sulm ndaj një autokolone të burgut në Francë/ Dy zyrtarë të vrarë, i burgosuri në arrati

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në X se po bëhet gjithçka për të gjetur autorët. 

14 Maj 2024, 15:28 Nga E. D
Sulm ndaj një autokolone të burgut në Francë/ Dy
pamje nga vengjarja

FRANCË- Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Raportet në mediat franceze thonë se një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur së bashku me sulmuesit. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në X se po bëhet gjithçka për të gjetur autorët. 

Gjithashtu ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti tha se tre oficerë u plagosën rëndë në sulm dhe aktualisht janë shtruar në spital. Gjithashtu i burgosuri është identinfikar si Mohamed A., i lindur në vitin 1994. Gazeta franceze Le Figaro tha se ai është mbiquajtur "La Mouche" miza dhe ka disa dënime penale për vepra droge dhe tentativë për vrasje.

I burgosuri po transportohej përsëri në burg në qytetin Évreux pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore këtë mëngjes në Rouen. Sulmi u krye nga disa individë të cilët iu afruan autokolonës së burgut me dy automjete. Raporte të pakonfirmuara në mediat franceze thonë se i arrestuari dhe sulmuesit u arratisën me një makinë që më vonë u gjet e djegur aty pranë.

Imazhet e postuara në mediat sociale dhe të përdorura nga disa media franceze tregojnë atë që duket se janë persona të armatosur me kapuç që po i afrohen kolonës. Duke folur për mediat pas një takimi të njësisë së krizës, Dupond-Moretti tha se bashkëpunëtorët kishin përdorur "armë të rëndë" për të sulmuar furgonin e burgut.

"Dy agjentë vdiqën. Njëri la pas një grua dhe dy fëmijë që duhej të festonin ditëlindjen e tyre të 21-të brenda dy ditësh. tjetri la një grua që është në muajin e pestë shtatzënë. Gjithçka dhe dua të them gjithçka do të vendoset për të gjetur autorët e këtij krimi të poshtër," tha Dupond-Moretti.

atentat ne france viktima emmanuel macron eric dupond-moretti

Sondazh

Poll