Bota

Përmbytje të mëdha në Brazil, humbin jetën 127 persona, raportohen të zhdukur 127 të tjerë

Në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, raportohet se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën rreth 147 persona, ndërsa 127 persona janë ende të zhdukur.

14 Maj 2024, 15:16 Nga B.Z

Përmbytje të mëdha në Brazil, humbin jetën 127 persona,

Pamje nga përmbytjet

BRAZIL - Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë Brazilin, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë zona. Sipas mediave të huaja deri më tani në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, raportohet se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën rreth 147 persona, ndërsa 127 persona janë ende të zhdukur.

Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë. Gjithashtu raportohet se përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mjeteve thelbësore të jetesës në zona të caktuara.

brazil permbytje

Sondazh

Poll