Bota

U shfaqën filma për të rritur dhe u bënë sjellje të papërshtatshme, mbyllet përkohësisht portali Dublin-New York

Mijëra njerëz kanë vizituar portalin me dy drejtime, i cili lejon njerëzit në të dyja anët të shohin dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

14 Maj 2024, 15:22 Nga S.B
U shfaqën filma për të rritur dhe u bënë sjellje
pamje nga ngjarja

SHBA- Një portal i drejtpërdrejtë midis Dublinit dhe Nju Jorkut u mbyll përkohësisht pas sjelljes së papërshtatshme në kryeqytetin irlandez. Mijëra njerëz kanë vizituar portalin me dy drejtime, i cili lejon njerëzit në të dyja anët të shohin dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Dhe ndërsa ka pasur një numër momentesh të dobishme duke përfshirë kërcimin irlandez dhe madje edhe një propozim për martesë, një pjesë e vogël e njerëzve janë sjellë "në mënyrë të papërshtatshme, sipas Këshillit të Qytetit të Dublinit. Një grua u shoqërua nga policia pasi u pa duke kërcyer kundër portalit madje janë shfaqur edhe pamje plus 18.

U shfaqën filma për të rritur dhe u bënë sjellje
pamje nga ngjarja

"Shumica dërrmuese e ndërveprimeve janë pozitive," shtoi zëdhënësi. “Kemi parë familje dhe miq të bashkohen, lëvizje kërcimi si dhe miqësi të reja. Madje ka pasur një propozim të suksesshëm martese.”

portali new york

Sondazh

Poll