Aktualitet

“Më jepni 1 cigare”, vdes i riu në Thumanë pas 17 orësh nën beton. Daja gjen mbesën të pajetë në morgun e spitalit.

26 Nëntor 2019, 21:21 Nga DOSJA
“Më jepni 1 cigare”, vdes i riu në Thumanë pas 17

THUMANË- Dy persona të tjerë nuk kanë mundur që ti shpëtojnë dëmtimeve të marra nga tërmeti. Sipas informacioneve mësohet se bilanci i viktimave është rritur dhe ka shkuar në 24.

I riu nga Thumana, Klajdi Çuka, që u mendua se ja doli të luftonte kundër vdekjes, kjo e fundit e ka mundur atë. Ai gjatë gjithë ditës ka komunikuar me forcat e shpëtimit dhe ka qenë afër daljes nga rrënojat, por dëmtimet kanë qenë të shumta.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes i riu u kishte thënë ushtarëve se nuk ndiente më gjymtyrët e poshtë dhe më pas kishte ndërruar jetë. Po ashtu para se të mbyllte sytë kishte kërkuar të pinte një cigare. 

Në një rast i rëndë është shënuar, pasi 15-vjeçarja që kërkohej nga daja e saj me pasaportë në dorë është gjetur e vdekur në morgun e spitalit të Lezhës. Viktima e 24 e tërmetit është Drita Cakoni, 15 vjeçe.

24 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(A.B. Dosja.al)        

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 24 viktima nga termeti klajdi çuka termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi 24 viktima nga termeti klajdi çuka termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 20:16

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i kom...