Aktualitet

Ia hodhën paq tragjedisë, ngrihen rreth 200 çadra në Thumanë, mijëra familje kalojnë natën jashtë

26 Nëntor 2019, 21:01 Nga DOSJA
Ia hodhën paq tragjedisë, ngrihen rreth 200 çadra në

SHQIPËRI– Ngrihen çadrat e para ku edhe do të të strehohen dhjetëra familje, të cilat kanë mbetur pa një çati mbi kokë për shkak të tërmetit të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familje të tëra, me të moshuar dhe fëmijë duhet të kalojnë natën jashtë duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta të nëntorit.

Pika më e madhe e grumbullimit është në Thumanë, aty ku edhe është shënuar numri më i madh i viktimave të tërmetit dhe për të kaluar natën janë ngritur thuajse 200 çadra. Nga ana tjetër edhe bashkia Kurbin ka ngritur çadra pranë gjimnazit të qytetit për t’i ofruar strehë banorëve strehë këtë natë nëntorit. Në Mamurras çadrat janë ngritur në oborrin e shkollës “Migjeni”.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngrihen cadrat e para termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak ngrihen cadrat e para termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 20:16

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i kom...