Politike

Situata e rëndë nga tërmeti, Meta anulon pritjen shtetërore në 28 nentor

26 Nëntor 2019, 18:12 Nga DOSJA
Situata e rëndë nga tërmeti, Meta anulon pritjen shtetërore

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të anulojë pritjen shtetërore të planifikuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

Sipas njoftimit nga Presidenca bëhet me dije se anulimi i kësaj pritje shtetërore është bërë për shkak të situatës së rëndë nga tërmeti, ku numri i viktimave sa vjen e po rritet.

Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta anulon pritjen shteterore presidenca termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi ilir meta meta anulon pritjen shteterore presidenca termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll