Art&Argëtim

FOTOT/ Travis Kelce "lan" Taylor Swift me dhurata, zbulohet vlera marramendëse e tyre

Kelce bleu disa orkide të bardha mahnitëse me një çmim prej 2,050 dollarësh nga një prej luleshitësve më të vjetër të Parisit.

10 Maj 2024, 15:26 Nga S.B
FOTOT/ Travis Kelce "lan" Taylor Swift me dhurata, zbulohet vlera
Taylor dhe Travis

PARIS- Travis Kelce sapo mbushi sërish plotë me dhurata të dashurën e tij Taylor Swift ndërsa turneu i saj Eras po kthehet në Paris. Kelce bleu disa orkide të bardha mahnitëse me një çmim prej 2,050 dollarësh nga një prej luleshitësve më të vjetër të Parisit.

Një tjetër dhuratë ishin edhe syzet e diellit drejtkëndëshe Chanel, me çmim 1,840 dollarë të cilat kombinohen me çantën ikonike e cila kushton 11,700 dollarë.

FOTOT/ Travis Kelce "lan" Taylor Swift me dhurata, zbulohet vlera
orkide

“Travis dhe Taylor të dy e duan modën, kështu që ai donte që dhuratat Chanel të ofronin një ndjesi pariziane", tha burimi për U.S. Sun.

Travis mendoi dhe për pjesën e ushqimit, dhe i bleu macaronsat më të mira në Paris në Maison Pierre Hermé, i cili është i njohur për disa nga kuzhinierët më të mirë të ëmbëlsirave në Francë. Ai porositi tetë kuti ëmbëlsirash për këngëtaren dhe ekipin e saj, të cilat arritën në një shumë të madhe 736 dollarë.

FOTOT/ Travis Kelce "lan" Taylor Swift me dhurata, zbulohet vlera
trëndafilave

Pra në një total mund të themi se Travis i ka dhuruar këngëtares mbi 17 mijë dollarë dhurata vetëm natën e parë të koncertit të saj.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

taylor swift travis kelce

Sondazh

Poll