Art&Argëtim

FOTOT/ Influencuesja britanike akuzon Kim Kardashian për kopje: Më ka vjedhur punën...

Vitin e kaluar, Camille u bashkua me ‘Stripe & Stare’ për të dizajnuar një sërë veshjesh të brendshme të bëra nga materiale të riciklueshme.

10 Maj 2024, 12:26 Nga S.B
FOTOT/ Influencuesja britanike akuzon Kim Kardashian për kopje: Më ka
Camille dhe Kim

SHBA- Influencuesja britanike e modës Camille Charrière po hedh akuza mbi markën miliarda dollarëshe të Kim Kardashian ‘Skims’ pasi mendohet se ka kopjuar punën e saj. Vitin e kaluar, Camille u bashkua me ‘Stripe & Stare’ për të dizajnuar një sërë veshjesh të brendshme të bëra nga materiale të riciklueshme.

Të martën, ndërsa mediat sociale ishin të mbushura me Met Gala, Camille Charrière akuzoi drejtpërdrejtë Kim Kardashian dhe Skims për vjedhjen e punës së saj, duke ofruar shembuj krah për krah.

Charrière tha se dizajni Stripe & Stare ishte projektuar me dorë në Londër dhe se ata testuan disa ngjyra përpara se të vendoseshin në atë që shitet përfundimisht në faqen e internetit.

FOTOT/ Influencuesja britanike akuzon Kim Kardashian për kopje: Më ka
Camille dhe Kim

“Nuk po pretendoj në asnjë mënyrë se kam shpikur bluzën me lule”, tha Camille Charrière në një intervistë telefonike të mërkurën. “Nuk po them se e kemi shpikur këtë bluzë, por e di se si bëhen koleksionet. Unë punoj në modë. Unë e di se si funksionojnë trendet”

FOTOT/ Influencuesja britanike akuzon Kim Kardashian për kopje: Më ka
Kim
FOTOT/ Influencuesja britanike akuzon Kim Kardashian për kopje: Më ka
Camille

As Kim Kardashian dhe as Skims nuk i kanë komentuar publikisht këto akuza. Derris, një firmë e marrëdhënieve me publikun që ka punuar me Skims, nuk i është përgjigjur ende kërkesave për koment.

“Kardashians janë ato që janë, nuk do të largohen. Por në të njëjtën kohë është indinjuese të shohësh mënyrën se si ata bëjnë biznes. Nëse po drejtoni një biznes në një shkallë kaq masive, atëherë bëjeni mirë.” përfundoi influencuesja.

kim kardashian skims

Sondazh

Poll