Art&Argëtim

VIDEO/ Reagimet e përfaqësueses greke ndaj asaj izraelite bëjnë xhiron e rrjetit, Marina Satti kritikohet nga ndjekësit e Eurovision

Menjëherë pas prezantimit të të gjitha hyrjeve, përfaqësuesit e vendeve që ia dolën të kualifikoheshin, dhanë disa deklarata për gazetarët.

10 Maj 2024, 12:54 Nga S.B
VIDEO/ Reagimet e përfaqësueses greke ndaj asaj izraelite
Marina dhe Eden

SUEDI- Një video që tregon këngëtaren që përfaqëson Greqinë, Marina Satti-n teksa po intervistohej përfaqësuesja izraelite e Eurovizionit po bën xhiron e rrjetit. Menjëherë pas prezantimit të të gjitha hyrjeve, përfaqësuesit e vendeve që ia dolën të kualifikoheshin, dhanë disa deklarata për gazetarët.

Kur i erdhi radha Eden Golan, e cila përfaqëson Izraelin me këngën “Hurricane” dhe gazetari i bëri pyetjet e para, kamera shfaqi Marina Sattin e Greqisë. Këngëtarja bën sikur është e mërzitur në atë moment, ndërsa ul kokën dhe bën sikur fle.

Siç duket kjo lëvizje është bërë me qëllim, për të treguar qëndrimin e saj ndaj Izraelit, për shkak të sulmeve në Gaza. Mirëpo, ky duket të jetë mendimi i fansave të Eurovizionit, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në Twitter, disa duke e mbështetur artisten greke e të tjerë duke shkruar se muzika bashkon dhe ajo nuk duhet të reagojë kështu.

eden golan marina satti eurovision

Sondazh

Poll