Aktualitet

Prishja e 28 objekteve/ Banorët e Këlcyrës peticion Ramës: Do bëjmë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë

7 Mars 2019, 08:02 Nga DOSJA
Prishja e 28 objekteve/ Banorët e Këlcyrës peticion Ramës:

Këlcyrë– Sot është dita e katërt që banorët e Këlcyrës po protestojnë përpara Bashkisë për projektin që prish 28 objekte. Banorët kërkojnë nga Bashkia që të njihen me projektin dhe kanë deklaruar se sot do të bëjnë kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë, Klement Ndonit. 

Dosja.al mëson se kryetari i Bashkisë së Këlcyrës nuk ka bërë dëgjesë publike me banorët, kjo e cila është e përcaktuar edhe me ligj. Qytetarët shprehen se kryetari i Bashkisë po iu shmanget atyre që të bisedojë në lidhje me këtë projekt dhe se nuk ju tregon projektin që disponon Bashkia. 

Për këtë çëshjte nuk është mbledhur as Këshilli Bashkiak ndërkohë banorët kanë mbledhur firmat e disa antarëve të Këshillit Bashkiak të cilët janë pro anullimit të projektit.

Një peticion për këtë çëshje banorët i kanë dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. 

“Për anullimin e projektit, “Rrjetëzimi i pedonaleve dhe hapësirave rekreative në shesh qëndror Këlcyrë, projekt ky i cili dëmton dhe lë në mes të 4 rrugëve , 26 familje të cilat janë të pajisuara me dokuementacioni e nevojshëm. Për realizimin e këtij projekti nuk është bërë dëgjesë publike me grupet e intetesit, në Këshillin Bashkiak nuk është paraqitur asnjë kërkesë dhe nuk ka vendimarrje në Këshillin Bashkiak. Ne si anëtarët të bashkisë Këlcyrë jemi në jemi në mbështje të pronarëve që cënohen nga ky projekt”, thuhet në peticionin për Ramën. 

Dy ditë më parë banorët zhvilluan një takim me kreun e Bashkisë Këlcyrë ku pati edhe shumë debate.  Qytetarët u shprehën të revoltuar ndaj kryetarit të Bashkisë dhe i  theksuan se do të hyjë në burg nëse nuk tregon projektit. Ndoni u shpreh se nuk ka një kopje të projektit.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia këlcyrë klemend ndoni peticion rames projekti për shembjen e 28 ndërtesave bashkia këlcyrë klemend ndoni peticion rames projekti për shembjen e 28 ndërtesave

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...