Politike

Berisha: Irena Gjoka, fytyra e zezë e drejtësisë së re!

Berisha shkruan se dhe vetë ai ka bërë një sërë denoncimesh për rastin e Gjokës por nuk janë marrë parashysh, përkundrazi ka marrë sulme. Berisha shton më tej se rasti i Gjokës sipas tij tregon fytyrën e vërtetë të drejtësë së re.

9 Maj 2024, 17:07 Nga B.Z
Berisha: Irena Gjoka, fytyra e zezë e drejtësisë së re!
Berisha, Irena Gjoka

TIRANË - "Fytyra e zezë e drejtësisë së re”,- kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Sali Berisha gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka e cila ka qënë kryefjala e mediave greke ditët e fundit ku përflitet për një dënim të saj në shtetin fqinj të cilin Gjoka nuk e ka deklaruar.

Referuar këtyre artikujve të mediave fqinje, Berisha shkruan se dhe vetë ai ka bërë një sërë denoncimesh për rastin e Gjokës por nuk janë marrë parashysh, përkundrazi ka marrë sulme. Berisha shton më tej se rasti i Gjokës sipas tij tregon fytyrën e vërtetë të drejtësë së re.

Postimi i Berishës:

Miq, muaj më parë, bazuar në njoftime nga burime serioze denoncova delikuenten Irena Gjoka Maneku, Shpata që kryesonte GJKKO si një falliscono ordinere që kishte vendin në qeli, si një peng të krimeve të veta që shrytëzohej nga Edi Rama për akte kriminale antikushtetuese ndaj kundërshtarve të tij politik. Ndaj denoncimeve të mia reaguan në mbrojtje të kësaj delikuentjeje “Irena” të tjera në KLGJ të cilat në vend të hetimit të Irenës me tre mbiemra u vërsulën me sulme ndaj meje dhe denoncimeve të mia. Kurse tani pasi mediat e vendit fqinj publikuan dokumenta që dëshmojnë se Irena me tre mbiemra është një kriminele ordinere, “Irenat” e KLGJ vazhdojnë të mbrojnë në amoralitet të plotë me heshtje Irenën e tyre me tre mbiemra si fytyra e zezë e drejtësisë së re.

Sipas mediave greke, gjyqtarja Irena Gjoka së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavije duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi.

Personi në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t'u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.

irena gjoka slai berisha gjkko

Sondazh

Poll