Politike

Sula: Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt!

Sula është shprehur se mes Ramës dhe Veliaj zgjedh 99 herë Ramën dhe mos e dhëntë zoti që Veliaj ndonjëherë të bëhet drejtues i këtij shteti.

9 Maj 2024, 16:30 Nga B.Z
Sula: Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në
Dashnor Sula

TIRANË - "Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt”, - kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend. Sula është shprehur se mes Ramës dhe Veliaj zgjedh 99 herë Ramën dhe mos e dhëntë zoti që Veliaj ndonjëherë të bëhet drejtues i Shqipërisë.

“Gjatë këtyre tre viteve të seancave sot kjo seancë ka një natyrë të veçantë sepse u identifikuan deputetë e Veliajt, të cilët i detyrohen karrierën e tyre politike apo përfitimin e tyre ekonomik. Unë i kuptoj dhe i mirëkuptoj që kanë interesa me bashkinë e Tiranës dhe mundohen dhe rreken të mbrojnë Veliajn, por nuk e kam turp ta them se zgjedh 99 herë Edi Ramën dhe 1 herë ose 0 herë Veliajn. Mos e dhënë zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt.”, tha Sula.

 

dashnor sula erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll