Politike

Gjyqi ndaj Belerit, caktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen

Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).

9 Maj 2024, 15:28 Nga B.Z
Gjyqi ndaj Belerit, caktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë
Fredi Beleri

TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të cilët ndodhen në burg nën akuzën për shit-blerje votash. Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 08.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 32 akti, mbi ankimin e ankuesve/të pandehur Dh.A.B. dhe P.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 të Kodit Penal.

Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

fredi beleri burg

Sondazh

Poll