9 Maj 2024, 13:40
Nga r.ll
fatmir xhafaj
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka komentuar protestën e opozitës para bashkisë pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.
Xhafaj tha se si deputet i mazhorancës pret reflektimet e nevojshme që kanë nisur, për cfarë nuk ka funksionuar dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla.
Ai tha se e mirëkupton aksionin e opozitës, por theksoi se ky aksion duhet të ecë paralel me logjikën dhe jo me molotovin. Sipas ish-ministrit, opozita po i bën gjyqin popullor bashkisë, kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak, duke bërë që përgjegjësinë e 4 drejtorëve të ngrenë si akuzë ndaj një institucioni që ka mbi 200 drejtorë.
“Për ta përligjur votën kundër këtij financimi argumenti kryesor opozitar është një çështje penale e nisur nga SPAK që ka ngritur akuza për disa drejtorë të bashkisë. Nuk kam pasur njohje personale dhe as marrëdhënie pune me asnjë prej tre personave me masë arreste. Nuk e njoh dosjen përkatëse dhe akuzat penale ndaj tyre.
Si qytetar nuk më pëlqen aspak ajo që mund të ketë ndodhur, por si jurist kam detyrimin të respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë dhe deri në momentin e gjykimit të tyre më mbetet të shoh se cila është e vërteta e kësaj historie dhe më pas të jap gjykimin tim të plotë.
Si deputet i kësaj mazhorance pres të shoh vazhdimin e reflektimeve të nevojshme që kanë nisur, për cfarë nuk ka funksionuar në këtë rast dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla. Të pranosh këtë gjë nuk është dobësi, është përgjegjësi. Të shkosh të dëshmosh para prokurorëve nuk është herezi, por detyrim para ligjit. Të bashkëpunosh me drejtësinë për të vërteten është përgjegjësi qytetare dhe ligjore. Të mbështetesh SPAK është respekt ndaj pushtetit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ju po shkoni përtej kësaj logjike. Po konkurroni prokurorët dhe gjykatën që ende nuk ka filluar ta gjykojë këtë cështje, pasi është ende nën hetim.
Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë. Si një njeri që vjen nga aksionet politike do ta mirëkuptoja, por aksioni duhet të ecë paralele me logjikën dhe jo molotovin. Ju po kërkoni që përgjegjësinë e 3-4 drejtorëve, ta ngrini në një akuzë ndaj gjithë institucionit që ka mbi 200 e ca drejtorë. Ata mund të shpallen fajtore, por 4 apo 10 drejtorë nuk janë bashkia e Tiranës”, tha Xhafaj.
fatmir xhafaj dosja 5d bashkia e tiranes
Politike
9 Maj 2024, 13:44
N.F
Balliu
TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu ka dalë në një deklaratë ditën e sotme ku ka folur në l...
Politike
9 Maj 2024, 12:18
M.B
Ola Xama
TIRANA- Referuar diskutimeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar dy ditë më parë, gazetarja Ola Xama shkruan...
Politike
9 Maj 2024, 12:23
r.ll
stefanos kasselakis
GJIROKASTËR- Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, SYRIZA, Stefanos Kasselakis, ka vizituar dit&eum...
Politike
9 Maj 2024, 12:23
N.F
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare u shpreh se në...
Politike
9 Maj 2024, 12:12
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa po replikonte me socialisten Blerina Gjylameti është par&eum...
Politike
9 Maj 2024, 12:09
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë seancës së sotme ka kërkuar transparencë në lid...
Politike
9 Maj 2024, 11:52
r.ll
selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë ndryshime në drejtimin e qarqeve. Luçiano Boçi, nga një veprimtari e ...
Politike
9 Maj 2024, 11:34
N.F
Manja dhe Basha
TIRANË- Gjatë interpelancës mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësis&eum...
Politike
9 Maj 2024, 11:27
Manja: Je shumë rëndë, se si jurist e thashë në seancën tjetër, Por edhe si njeri. Si vë dorën në zem&eu...
Politike
9 Maj 2024, 11:23
r.ll
enkelejd alibeaj
TIRANË- Deputeti i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj tha se me lirimin e të dënuarve për korrupsion zbat...