Politike

"Afera Eco-Tirana"/ Balliu: Veliaj ka vjedhur 2.4 milionë euro vetëm nga nafta! U bëjmë thirrje kolegëve të tij në SPAK të zbatojnë ligjin

Balliu më tej shtoi se platforma mafioze Eco-Tirana është një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve. Ai tha se Veliaj nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe pse është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë.

9 Maj 2024, 13:44 Nga N.F
"Afera Eco-Tirana"/ Balliu: Veliaj ka vjedhur 2.4 milionë euro
Balliu

TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu ka dalë në një deklaratë ditën e sotme ku ka folur në lidhje me aferën e Eco-Tirana. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se Veliaj pasi përlau incineratorin e Tiranës dhe krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë 5D për të marrë 100 përqind të çdo fondi, kryebashkiaku gllabëroi edge disa milionë euro të tjera.

Balliu më tej shtoi se platforma mafioze Eco-Tirana është një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve. Ai tha se Veliaj nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe pse është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë.

Deklarata e Balliut:

Pasi përlau incineratorin e Tiranës, pasi krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë 5D për të marrë 100 përqind të çdo fondi, i pangopuri i Bashkisë gllabëron disa milionë euro të tjera. E bën këtë me platformën mafioze Eco-Tirana, një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante, një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve.

Pronari faktik i inceneratorëve dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, arkitekti i Eco Tiranës, vetëm me naftën, ka vjedhur 2.4 milion Euro. Eco Tirana është kompania që mbledh plehrat dhe sipas Bashkisë, makinat e plehrave, kanë harxhuar 2.4 milion euro në Tiranë, vetëm naftë.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Eco Tirana ka mbledhur edhe plehrat në Verona. U bëjmë thirrje ‘kolegëve’ të Veliajt në SPAK të distancohen nga ‘kolegu’ i tyre dhe te zbatojnë procedurat ligjore. Veliaj që nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe në këtë moment kur është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë, nuk i ndal grabitjet.

Me sa duket ndjehet i sigurt se kolegët nuk do ta trazojnë. Ato garanci që ia kanë dhënë ‘kolegët’ nuk ia japim ne dhe as populli opozitar i ngritur në këmbë kundër vjedhjeve 5D. Nuk ka koleg qe e shpëton atë dhe bandën e tij nga aksioni anti-vjedhje që kanë nisur qytetaret dhe opozita. Të martën ora 11:00, sërish para Bashkisë, sërish të bashkuar dhe të vendosur përballë së keqes dhe bandave të saj që kanë pushtuar shtëpinë e parë të Tiranës.

"Afera Eco-Tirana"/ Balliu: Veliaj ka vjedhur 2.4 milionë euro

spak balliu veliaj eco-tirane

Sondazh

Poll