Politike

"Monologu i panevojshëm i Ramës me kode si të ishte pjesë e një rrjeti mafioz", Bardhi: PD është dera e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë

Bardhi tha se kryeministri Edi Rama mbajti dy orë monolog të panevojshëm, ku tha se ishte i denjë për një opozitar të vërtetë.

9 Maj 2024, 14:29 Nga r.ll
"Monologu i panevojshëm i Ramës me kode si të ishte
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatës fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për mbledhjen e Grupit të PS dhe ministrave, e cila u zhvillua të martën.

Bardhi tha se kryeministri Edi Rama mbajti dy orë monolog të panevojshëm, ku tha se ishte i denjë për një opozitar të vërtetë. Ai tha më tej se Rama foli në mbledhje me kode si të ishte një përfaqësues i ndonjë rrjeti mafioz.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se PD është dera e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë, më shumë seç duhet për hir të proceseve integruese dhe do e bëj gjithmonë.

FJALA E PLOTË E BARDHIT: 

Në mbi 2 orë monolog të panevojshëm dhe me gjysmë të vërteta, Edi Rama mbajti një fjalim të denjë për një opozitar të vërtetë dhe të dedikuar për të luftuar korrupsionin në vendin që qeveriset prej 11 vitesh, a thua nga ndonjë sozi e paautorizuar e tij.

Në një pjesë të mirë të fjalimit të tij, që duhet thënë, nuk ishte as konceptual, as filozofik, as akademik, as shkencor, as metodik dhe aq më pak politik, Rama foli për historitë nga jeta e tij në këto 11 vjet në pushtet si kryeministër i Shqipërisë, që fatkeqësisht lidhen vetqëm me hajdutë të qeverisë së tij dhe kërkesen e tyre që ai të ndërhynte te drejtësia për të mos i lëshuar ata.

Rama nuk foli për asnjë në veçanti, por sikur të ishte përfaqësues i denjë i ndonjë rrjeti mafioz, foli me kode, nganjëherë kode nderi, nganjëherë kode morali dhe nganjëherë kode paralajmëruese. Dhe ne fund tha që ai dhe qeveria e tij nuk kanë moral dhe si të tillë nuk do të dorëhiqen kurrë për shkaqe morali.

Per t’ju kujtuar dicka nga ato që tha Edi Rama. Ai foli për (Redi) Mollën që bie nga pema vetë se kalbet. Ajo që i mungon varfërise shtetformuese të gjuhës së pasur folklorike të Edi Ramës, eshte se nuk lihet molla deri sa të kalbet në pemë, por kontrollohet, kurohet dhe trajtohet që të mos kalbet. Edi Rama jo vetëm nuk është kujdesur për pemën e mollës, por është kalbur bashkë me atë pemë.

E sjellë në kontekstin e shtetit që Edi Rama më pak e kupton, ai më së paku ka një gjykim shumë të dobet per bashkepunetoret qe zgjedh, sepse po i dalin hajdute dhe te korruptuar, dhe me se shumti ehste bashkepunetore me ta, sepse ndryshe nuk shpjegohet se perse ai nuk reagon kur korrupsionit te njerezve te kabinetit te tij, i ka mbetur vetem te behet i gjate sa ai qe ti bjere ne sy.

Edi Rama ne fjalimine tij foli per korrupsionin e 12 milione nderveprimeve me zyrat e shtetit per shkak te digjitalizimit, qe kane ndodhur perpara 11 vitesh. Foli si luftetar i korrupsionit. Po nga ana tjeter, i doli nga mendja te thoshte se nje zyrtare e bashkise i dha kodet e platformes digjitale nje kompane private qe te vendoste se kush do ta fitonte tenderin e bashkise Tirane.

Kur Edi Rama e ka marre ne PS Erion Veliajn, si kooptim nga nje parti tjeter, ai e di shume mire se bashke me kete ka marre edhe Taulant Tushen, sepse ky i fundit ka qene krahu I djathte I veliajt per me shume se 20 vjet. Prandaj, kur Edi Rama thote se Veliaj nuk e ka ditur se cka bere Tusha, ka dy arsye. Ose gjykimi i tij eshte krejtesisht i dobet dhe jo i pershtatshem per te drejtuar shtetin, ose i semure dhe genjeshtar patologjik.

Kur Edi Rama flet per nje karrige poshte tij, qe domethene Arben Ahmetaj, zevendesi i tij, dhe na tregon se nuk paska ditur asgje, kur Edi Rama na tregon se nuk i ka bere pershtypje qe qeveria e tij ka kaluar 17 vkm per inceneratorin, kur ai nuk na jep asnje pergjigje se si ai vete i ka dhene bonus nje kompanie qe nuk ekzistonte sipas vete ministres se tij, atehere Edi Rama eshte totalisht i papershtatshem per te mbrojtur parate tona ne ate zyre. Dhe kjo eshte ne rastin me te mire, nese besojme gjithmone qe ai nuk I ka ditur keto gjera. Po kush e beson qe ai nuk i ka ditur keto gjera? Une nuk besoj qe rama ka qene lolo i Engjell Agacit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe Lefter Kokes per 3 vjet me radhe dhe ka bere sic e kane marre neper kembe keta. E besoni ju kolege te PS?

Dhe meqe ra fjala, ne ketu jemi me te vertete kolege, por ku ju socialiste degjoni ate qe Edi Rama ua ka vene si pasardhesin e tij, doni apo sdoni ju, pa ju pyetur fare, degjoni Veliajn ti thote kolege prokuroreve, a ju vjen pershtjellim qe ai ju perfaqeson ju? A ju vjen te thoni cfare mashtruesi dhe cfare propaganduesi i shpifur qe ju ka rene per pjese?

Korrupsionin e rekordeve te kesaj qeverie, po e lufton sistemi i drejtesise, dhe jo Edi Rama. Ne rastin me te mire, Edi Rama nuk po ben asgje per ta luftuar. Ai po i le qe pasi te kene vjedhur miliona, te kalben vete.

Prandaj ne nuk mendojme qe Edi Rama ka as deshiren, as vullnetin dhe as aftesine per ta luftuar korrupsionin. Lufta e tij me korrupsionin i ngjan propagandes se Hitlerit ne luften e dyte boterore gjate afrimit te kapitullimit te tij. Ai dilte dhe shpallte perdite fitore ne lufte por fronti I betejes sa vinte dhe i afrohej me shume Berlinit. Keshtu sa here qe Edi Rama shpall lufte kunder korrupsionit, beteja aq me shume afrohet drejt qeverise se tij.

Ashtu sic e thashe edhe dje, PD eshte dera e vetme qe ka sakrifikuar cdo gje, me shume se cduhet per hir te proceseve integruese dhe do e bejme gjithmone. Ne do te jemi ne balle te reformave integruese.

Nese do ta luftojme me te vertete korrupsionin, hajde te luftojme korrupsionin zgjedhor meqe jemi ne prag te zgjedhjeve dhe pastaj mendojme per te gjitba te tjerat. Sepse shprehja te vjedhim votat per te vjedhur shqiperine, dhe te vjedhim shqiperine per te vjedhur votat, eshte bere slogani kryesor i drejtoreve, zyrtareve, bashkëpunëtorëve dhe politikaneve te Edi Rames.

gazment bardhi seance plenare 9 maj 2024

Sondazh

Poll