Politike

Tërmeti në Shijak, Rama ‘qetëson’ qytetarët: Moment dramatik, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë k

26 Nëntor 2019, 06:23 Nga DOSJA
Tërmeti në Shijak, Rama ‘qetëson’ qytetarët:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për qetësi nga qytetarët pas tërmetit të rënë orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se tani është momenti kur të gjithë duhet të solidarizohen për të ndihmuar njëri-tjetrin. 

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SË BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë#Kurajo #Durim #Solidaritet,”-shkruan Rama. 

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama termet ne shijak edi rama termet ne shijak

Sondazh

Poll