Politike

Ndryshime në PD/ Boçi drejtuesi i ri i qarkut të Shkodrës, Vlora i besohet Bujar Leskajt dhe Ina Zhupës

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.

9 Maj 2024, 11:52 Nga r.ll
Ndryshime në PD/ Boçi drejtuesi i ri i qarkut të Shkodrës,
selia e pd

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë ndryshime në drejtimin e qarqeve. Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, tashmë pritet të lëvizë në një qark tjetër. Burimepër gazetarin Osman Stafa thonë se atij do i besohet bastioni historik i demokratëve, Shkodra.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-it, demokratët rezultuan humbës. D Një tjetër qark, i cili i ka tashmë drejtuesit e tij të rinj  politik është Vlora. Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.

luçiano boçi bujar leskaj ina zhupa

Sondazh

Poll