Politike

"Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë", Ironi mes Manjës dhe Bashës: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!

Gjatë fjalës së tij ministri Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky projeklt ligj u miratua me votat e shumicës. Gjatë intepelancës me Alibeajn Manja u ndal dhe te Basha duke thënë që të këtë kujdes me bojën. 

9 Maj 2024, 11:34 Nga N.F
"Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më
Manja dhe Basha

TIRANË- Gjatë interpelancës mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja nuk kanë munguar replikat, ironitë gjithashtu dhe akuzat. Gjatë fjalës së tij ministri Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky projeklt ligj u miratua me votat e shumicës. Gjatë intepelancës me Alibeajn Manja u ndal dhe te Basha duke thënë që të këtë kujdes me bojën. 

“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu se shqiptarët nuk e kanë për borxh që ai të merret me leshtë e tij.

"Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president. Pse duhet të prisnit Strasburgut ju.

Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre. Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit," shtoi ai.

berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll