Politike

"Hetim për 80 evazorët, pjesë e tatimpaguesve të mëdhenj", Xama: Rama nuk ka pse ia lë në dorë prokurorisë

Xama me anë të një postimi në rrjetet sociale se nëse nuk janë paguar taksat, nëse ka nëndeklarim apo shmangie, me një vendim Drejtoria e Tatimeve shkon dhe vendos sekuestrim të të gjitha pasurive të tatimpaguesit, të nxjerr dhe titull ekzekutiv dhe pastaj të konfiskon çdo pasuri që ka entiteti dhe pronari i tij.

9 Maj 2024, 12:18 Nga M.B
"Hetim për 80 evazorët, pjesë e tatimpaguesve të
Ola Xama

TIRANA- Referuar diskutimeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar dy ditë më parë, gazetarja Ola Xama shkruan se historia që kryeministri Edi Rama kërkon nga Prokuroria e Tiranës hetimin e 80 evazorëve pjesë e tatimpaguesve të mëdhenj. Ajo thotë se është alibi e zhdukjes së përgjegjësisë që ka ekzekutivi për mbledhjen e detyrimeve. 

Xama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se nëse nuk janë paguar taksat, nëse ka nëndeklarim apo shmangie, me një vendim Drejtoria e Tatimeve shkon dhe vendos sekuestrim të të gjitha pasurive të tatimpaguesit.

Gazetarja thotë se kjo të nxjerr dhe titull ekzekutiv dhe pastaj të konfiskon çdo pasuri që ka entiteti dhe pronari i tij. Ajo shton se Rama nuk ka fare pse ia le në dorë prokurorisë, që sipas rasteve dhe interesave mund të bëhet dhe selektive. 

Postim:

Kjo historia që KM kërkon nga Prokuroria e Tiranës hetimin e 80 evazorëve pjesë e tatimpaguesve të mëdhenj, është alibi e zhdukjes së përgjegjësisë që ka ekzekutivi për mbledhjen e detyrimeve. Nëse nuk janë paguar taksat, nëse ka nëndeklarim apo shmangie, me një vendim Drejtoria e Tatimeve shkon dhe vendos sekuestrim të të gjitha pasurive të tatimpaguesit, të nxjerr dhe titull ekzekutiv dhe pastaj të konfiskon çdo pasuri që ka entiteti dhe pronari i tij.

Nuk ka fare pse ia le në dorë prokurorisë, që sipas rasteve dhe interesave mund të bëhet dhe selektive. S’ ka nevojë fare për prokuror nëse kërkon të marrësh paratë. Bëhet shumë mirë dhe me çështje civile, pastaj evazorët le të futen në burg kur t’i vijë radha dosjeve. Nëse duan këshilla se si mblidhet borxhi, le të kalojnë njëherë andej nga Banka e Shqipërisë, mbase i sugjerojnë kompaninë MCA.

3 përmbarues, 1 korrier, 2 avokatë dhe 1 kontabilist duhen, dhe të gjejnë ata pronën e gruas, vjehrrës dhe fëmijëve të oligarkut. I japin në fund dhe një kredi me interes dinjitoz nëse nuk ka para për t’i dhënë shtetit dhe zgjidhet kjo punë.

ola xama edi rama

Sondazh

Poll