Politike

“Në Shqipëri ka projekt për vjedhur shqiptarët”, Alizoti sfidon Ballën: Thuaj emrat e bosëve të drogës në Elbasan! Po i the je burrë zotëri

Alizoti gjatë fjalës së tij u shpreh se sfidon ministrin e Brendshëm, Taulant Balla që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri.

9 Maj 2024, 12:23 Nga N.F
“Në Shqipëri ka projekt për vjedhur shqiptarët”,
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare u shpreh se në Shqipëri ka një projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët. Alizoti gjatë fjalës së tij u shpreh se sfidon ministrin e Brendshëm, Taulant Balla që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri.

Ai më tej shtoi se nëse Balla thotë emrin e disa trafikantëve apo të grupeve kriminale, atëherë është një burrë zotëri. Në lidhje me këtë sfidim ndaj Ballës Alizoti mori edhe disa shte te të tjera shëmbull ku sipas tij në Meksikë dhe Kolumbi ministrat e Brendshëm i thonë me emra se kush bën trafik droge.

"Në Shqipëri ka projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët. Në Meksikë, në Kolumbi, ministrat e Brendshëm thonë me emra se kush bën trafik droge, ndërsa këtu nuk i thonë, një emër bosi të trafikut të lëndëve narkotike ta thonë.

Ministri i Brendshëm nuk thotë dot një emër të një bosi droge dhe të tregojë grupet kriminale. Më thoni kryeministër, ministra, se kush janë bosët e drogës në Shqipëri dhe kush ndërhyn në zgjedhje. Më thoni këtë fjalë, sepse vendi ynë është një shtet, ku po ikin shumë njerëz, sepse këtu e keqja është bërë normalitet. Sfidoj ministrin e Brendshëm që të thotë emrat e bosëve të drogës së Elbasanit, po i tha është burrë zotëri," tha ai.

tomor alizoti pd taulant balla

Sondazh

Poll