Sport

Ancelotti tregon sekretin ndaj Bayernit: “E merituam, ndeshja përfundon kur gjyqtari i bie bilbilit!”

Nëntëdhjetë minutat në Bernabeu janë shumë të gjata, kemi luajtur mirë edhe këtë herë, dhe mund të them se ne e merituam të fitonim.

9 Maj 2024, 01:03 Nga DOSJA
Ancelotti tregon sekretin ndaj Bayernit: “E merituam, ndeshja

SPANJE - Carlo Ancelotti po shijon një tjetër moment historik në një karrierë legjendare, pasi arriti në finalen e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve si trajner: "Jemi të lumtur, ndodhi përsëri - fjalët e tij për Prime Video menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Bayern Munich, duke iu referuar rikthimit të çmendur të viti 2022 në gjysmëfinale, kundër Manchester Cityt - Nëntëdhjetë minutat në Bernabeu janë shumë të gjata, kemi luajtur mirë edhe këtë herë, dhe mund të them se ne e merituam të fitonim, ashtu siç ndodh në këto ndeshje të nivelit të lartë ka një moment që do ta kujtoj dhe duhet të dijmë se gjithçka përfundon kur arbitri i bie bilbilit...”

Zgjedhja e tij dhe e stafit për të hedhur Joselu në sulm ishte vendimtare: "Ne gjithmonë diskutojmë, ideja e Joselu u nda sepse ne kishim kontrollin dhe ai është shumë i fortë në zonë. Finalizimi në aksione të gjata është shumë i rendësishëm, unë jam mjaft me fat që kam një staf të një niveli të lartë dhe lojtarë shumë të fortë edhe në karakter," – përfundon trajneri Italian deklaratën e tij për shtyp menjëherë pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll