Sport

Policia arreston arbitrin e futbollit me 890 gramë marijuanë!

FT është në listën e arbitrave të Zonës Lindore, niveli i katërt i garës në Serbi, ku ishte një nga arbitrat më të rinj.

9 Maj 2024, 00:44 Nga DOSJA
Policia arreston arbitrin e futbollit me 890 gramë marijuanë!

SERBI - Gjyqtari i futbollit FT (22) është arrestuar të premten e shkuar në Zajeçar pasi policia i ka gjetur 890 gramë marijuanë në automjetin me të cilin ndodhej me LR nga Bori.

Policia pas urdhërit të Prokurorisë së Lartë Publike në Zajeçar, i arrestuan të dy nën dyshimin e shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestohet për herë të parë arbitri i futbollit, ndryshe nga LR që ka rekorde dhe është një emër i njohur për policinë. Të dy janë marrë në pyetje në Prokurori dhe më pas u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

FT është në listën e arbitrave të Zonës Lindore, niveli i katërt i garës në Serbi, ku ishte një nga arbitrat më të rinj. Edhe pse është shumë i ri, ai ka disa sezone që arbitron këtë kompeticion. Pas arrestimit, karriera e tij si arbitër futbolli me siguri ka përfunduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll