Sport

VIDEO / Arbitri polak në Bernabeu mbetet pika më e sulmuar nga bavarezët… a duhej lejuar ky rast… mund të ishte gol!?

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, arbitri nga nga Polonia, Tomasz Listkiewicz, vendosi t'i jepte fund ndeshjes duke ndërprerë kështu një sulm të bavarezëve para se ai të përfundonte duke akorduar një pozicion jashtë loje.

9 Maj 2024, 00:39 Nga DOSJA
VIDEO / Arbitri polak në Bernabeu mbetet pika më e sulmuar nga

SPANJE - Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve , pasi mposhtën 2-1 Bayern Munich në ndeshjen e dytë gjysmëfinale pas një kthese të madhe vetëm në minutat e fundit të ndeshjes dhe në kohën shtesë.

Reali ka avancuar me rezultat të përgjithshëm 4-3, pasi ndeshja e parë në Mynih javën e kaluar përfundoi në barazim 2-2. Megjithatë, kjo ndeshje do të kujtohet edhe për episode që nuk ishin të pakta dhe ku vendimet e gjyqtarit nuk patën në çdo moment dakordësinë e lojtarëve të të dyja skuadrave madje pati edhe nga ato raste të cilat ishin shumë të diskutueshme.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, arbitri nga nga Polonia, Tomasz Listkiewicz, vendosi t'i jepte fund ndeshjes duke ndërprerë kështu një sulm të bavarezëve para se ai të përfundonte duke akorduar një pozicion jashtë loje, ndërkohë që aksioni normalisht vazhdon dhe më pas verifikohet pozicioni i lojtarit, aq më tepër kur ai aksion dukej se do të kishte shumë shanse të përfundonte në gol.

Kështu, kryearbitrit Šimon Marcinjak dhe dhoma e VAR-it i mohoi mundësinë për të kontrolluar këtë situatë, e cila mund të rezultonte vendimtare për të arritur në finale.

Shikoni:

Në finalen e 1 qershorit në Wembley të Londrës, Real Madrid do të luajë kundër Borussia Dortmundit, e cila eliminoi Paris Saint-Germain me rezultat të përgjithshëm 2-0 në gjysmëfinalen e dy ndeshjeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll