Sport

VIDEO / Reali dominon ndeshjen, por është Bayerni në avantazh!

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të madrilenëve Alfonso Devis shënon golin e pare të takimit në minutën e 68-të.

8 Maj 2024, 22:29 Nga DOSJA
VIDEO / Reali dominon ndeshjen, por është Bayerni në avantazh!

SPANJE – Po luhet në Madrid ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Takimi i parë mes tyre në Mynih u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

Në minutën e 13-të ishte rasti më i mirë për të shënuar për madrilenët kur pas një keqkuptimi në fushë me dy topa përfitojnë vendasit dhe një goditje rrufe e Vinicius Jr përfundon në shtyllë pas devijimit të Neuer.

Në fakt portieri gjerman ka qenë heroi I bavarezëve edhe në raste të tjera në këtë 45 minutësh të dominuar nga Reali i Madridit ndërkohë që rastet e Bayernit kanë qenë deisi më të pakta.

Edhe pjesa e dytë filloi dhe mbeti e njëjtë me një super Neuer që i shpëtoi në shumë raste deri në minutën 68 kur një kundërsulm i bavarezëve solli golin që zhbllokoi ndeshjen me autor Alfonso Dervis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll