Sport

VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë, Realin e ndal shtylla dhe Neuer!

Në Madrid ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Takimi i parë mes tyre në Mynih u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

8 Maj 2024, 21:45 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë, Realin e ndal shtylla dhe

SPANJE – Po luhet në Madrid ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Takimi i parë mes tyre në Mynih u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

Në minutën e 13-të ishte rasti më i mirë për të shënuar për madrilenët kur pas një keqkuptimi në fushë me dy topa përfitojnë vendasit dhe një goditje rrufe e Vinicius Jr përfundon në shtyllë pas devijimit të Neuer.


Në fakt portieri gjerman ka qenë heroi i bavarezëve edhe në raste të tjera në këtë 45 minutësh të dominuar nga Reali i Madridit ndërkohë që rastet e Bayernit kanë qenë disi më të pakta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll