Sport

Liga e Konferencave / Fiorentina për të dytin vit rradhazi në finale!

Tashmë do të presë kundërshtarin e 29 majit në Athinë, që do të jetë fituesi mes Olympiacosit dhe Aston Villas që do të luhet mbërmjen e nesërme.

8 Maj 2024, 20:54 Nga DOSJA
Liga e Konferencave / Fiorentina për të dytin vit rradhazi në

ITALI - Fiorentina për të dytin sezon radhazi është në finalen e Konferencës së Ligës! Pas fitores në ndeshjen e parë (3-2) përballë Club Bruge, skuadra italiane barazoi 1-1 në Bruges, duke gjetur golin e kualifikimit pesë minuta nga fundi me një penallti të Lucas Beltran.

Argjentinasi iu kundërpërgjigj golit të Vanaken në minutën e 20-të në një ndeshje që dukej e përhumbur, por Fiorentina para golit të barazimit kishte goditur tre herë shtyllën me Kouamé dhe Biraghi.

Ndërhyrja e Terracciano në kohën shtesë ishte sensacionale dhe shmangu kohën shtesë mes dy skuadrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll