Aktualitet

Shqipëria në emergjencë, artistët dhe personazhet ‘VIP’ solidarizohen me të prekurit nga tërmeti 7 ballë (FOTOT)

26 Nëntor 2019, 11:04 Nga DOSJA
Shqipëria në emergjencë, artistët dhe personazhet

TIRANË- Mëngjesin e kësaj të marte Shqipëria u trondit fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 6.4 duke lënë deri më tani 11 viktima dhe rreth 600  të plagosur që  po marrin  ndihmën e parë në urgjencë.

Pas këtyre ngjarjeve traumatizuese për  të gjithë qytetarët shqiptarë kanë reaguar pothuajse të gjithë artistët dhe personazhet e njohur në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti i fuqishëm që ka shembur dhe rrafshuar me qindra  shtëpi.

Në postimet e tyre personazhet VIP, janë solidarizuar me qytetarët shqiptarë pas tërmete të njëpasnjëshëm dhe teje shkatërrues.

Në postimet e tyre bie më shumë në sy fraza “Lutuni për Shqipërinë” teksa në sfond është një pamje e frikshme të banesave të  rrënuara nën të cilat vdiqën 13 njerëz.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 13 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 10:52

TIRANË- Teksa gjendja në vend pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit mëngjesin e kësaj  të marte raportohet teje e rëndë  me 13 viktima dhe 600 të plagosur,...