Aktualitet

E frikshme/ Shkaktoi 13 viktima dhe qindra të plagosur, tërmeti çan tokën përmes në Durrës (VD)

26 Nëntor 2019, 10:55 Nga DOSJA
E frikshme/ Shkaktoi 13 viktima dhe qindra të plagosur, tërmeti

Shqipëri- Përveç dëmeve materiale dhe viktimave tërmeti i fortë i mëngjesit ka shkaktuar edhe çarje të mëdha toke.  Siç shihet në videon e mëposhtme në zonën e Durrësit toka ka pësuar çarje deri në disa centimetra.

Më poshtë janë pamjet e filmuara nga qytetari Edorjan Ismaili, ku toka paraqitet e dëmtuar.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 10:52

TIRANË- Teksa gjendja në vend pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit mëngjesin e kësaj  të marte raportohet teje e rëndë  me 13 viktima dhe 600 të plagosur,...