Politike

‘Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them’/ Berisha e thotë hapur: Jam për protesta, derisa të hedhim Ramën

25 Nëntor 2019, 21:35 Nga DOSJA
‘Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them’/

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisonin “360 gradë” ku edhe ka folur për aksionin opozitar.

Sipas Berishës, protesta është e vetmja gjuhë me të cilën duhet të komunikohet me maxhorancën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij. Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë. Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë,”-tha Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll