Politike

"Kush tradhton qytetarët nuk është më i yni", Rama: Kur zbulohet nga drejtësia, lajmi i mirë është që kemi një parazit më pak

Më tej shtoi se çdo anëtar i PS-së që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë.

7 Maj 2024, 10:45 Nga r.ll
"Kush tradhton qytetarët nuk është më i yni",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me deputetët socialistë dhe ministrat, tha se kushdo që tradhton qytetarët, nuk ka më asnjë punë më ta. Më tej shtoi se çdo anëtar i PS-së që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë.

Ai u shpreh gjithashtu se në momentin që zbulohen nga drejtësia, i hidhur sipas tij është fakti që ishte nga radhët e tyre, ndërsa tha se "lajm i mirë është që kemi një parazit më pak".

Rama: Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.

edi rama mbledhje e grupit te ps dhe ministrave

Sondazh

Poll