Politike

"Nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj", Rama: Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik dhe e pavarur

Rama u shpreh se prej një dekade, PS është në luftë për të bërë vendin të mirënjohur botërisht dhe për të bërë të pavarur drejtësinë nga pushteti. 

7 Maj 2024, 10:19 Nga r.ll
"Nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ministrave.  Rama u shpreh se prej një dekade, PS është në luftë për të bërë vendin të mirënjohur botërisht dhe për të bërë të pavarur drejtësinë nga pushteti. 

Ndër të tjera, kryeministri tha se procesin ndëshkueshmërisë "nuk e kanë mbajtur lëkurën jashtë zjarrit të saj". Më tej përmendi edhe krijimin e Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi si "grykë zjarri e re", ndërsa shtoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit.

Rama: Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di cfarë flet nga ligësia e padija. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse dallimin si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivisht kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë është në luftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.

Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti. Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK, por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë ç'të dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.

 

edi rama mbledhje e grupit te ps dhe ministrave

Sondazh

Poll