Politike

"Po bëhet përpjekje për të helmuar publikun", Rama: Nuk do ndalem te gjysëm të vërtetat dhe shpifjet, vetëm tek të vërtetat, qofshin ato të hidhura

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot, sipas tij po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes tyre dhe shumicës së shqiptarëve që i kanë votuar.

7 Maj 2024, 10:06 Nga r.ll
"Po bëhet përpjekje për të helmuar publikun",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave. 

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot, sipas tij po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes tyre dhe shumicës së shqiptarëve që i kanë votuar. Më tej ai tha se nuk do të përqendrohet as te gjysmë të vërtetat dhe as te shpifjet, por vetëm tek të vërtetat, sipas tij edhe të hidhura.

Rama u shpreh se në kohën që PS erdhi në qeveri Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas '97 dhe rendi ishte përtokë.

"Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur, të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do të ndalem as te gjysmë të vërtetat, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, as te shpifjet. Sot do të përqëndrohem vetëm te të vërtetat, 10 vjet qysh se ne jemi në detyrë. Qofshin të vërteta të ëmbla, qofshin të vërtetat të hidhura. 

Kur shqiptarët na votuan masivisht për të na dhënë mandatin e parë Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas ’97. Rendi ishte përtokë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij në një lojë syllambyllas me shtetin. Vjedhjet ishin kudo. Kërkesa e parë e qytetarëve ishte siguri, siguri, siguro. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo kontakt të qytetarit me shtetin. Qytetarët jepnin ryshfet edhe duke nxjerrë para edhe për një certifikatë.", tha Rama. 

edi rama mbledhje e grupit te ps dhe ministrave

Sondazh

Poll