Politike

Çfarë pritet të diskutohet? Rama zhvillon sot takim me deputetët dhe ministrat

Ditën e djeshme, Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të prezantojë një nismë të re për Shqipërinë 2030.

7 Maj 2024, 08:11 Nga r.ll
Çfarë pritet të diskutohet? Rama zhvillon sot takim me
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit mbledhje me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të jetë e hapur edhe për mediat. Ditën e djeshme, Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të prezantojë një nismë të re për Shqipërinë 2030.

“Partia Socialiste, qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar.”, shkroi Rama.

Sipas raportimeve deputetëve u është kërkuar që të mos ketë mungesa, ndërsa 30 minuta para takimit me ta, kryeministri ka planifikuar edhe një mbledhje me kryetarët e komisioneve që drejtohen nga përfaqësues të partisë socialiste.

edi rama

Sondazh

Poll